Derbi i nxehtë Milan- Inter, kalon në ‘përplasje’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Derbi i nxehtë Milan- Inter, kalon në ‘përplasje’

00:04 | 20 Mars 2018

Derbi i Madonninës, mes Milanit dhe Interit do të luhet zyrtarisht më 4 Prill, në orën 18:30, por pikërisht kjo datë ka bërë që sfida të fillojë para kohe.

Ishte Administratori i Deleguar i Mialnit, Marco fassone, që para ndeshjes së djeshme ndaj Chievos, të akuzonte zikaltrit për mungesë bashkëpunimi.

“Ne donim që derbi të luhej më 25 Prill ose më 1 Maj, pra në ditë festash, që të krijonim kushtet për një pjesëmarrje masive në shkallët e stadiumit. Gjithsesi, ka një rregull që i jep të drejtë Interit të thotë jo dhe zikaltrit kështu bënë. Jam shumë i keqardhur”, tha Fassone.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i zikaltërve, nëpërmjet CEO-s së vet, Antonello.

“Nuk e kuptoj pse duhet të bëhet problem mediatik një çështje për të cilën vendosi rregullorja. Federata zbatoi rregulloren për të gjitha ndeshjet e shtyra pas vdekjes së Astorit dhe pjesëmarrja e tifozërisë nuk na u duk shkak për të shkelur rregulloren. Tifozët do ta mbushin ‘San Siron’ edhe në këtë derbi”, tha Antonello.

Mediat italiane raportojnë se propozimi i Milanit për të shtyrë derbin më 25 Prill ose 1 maj, ishte disi djallëzor, pasi do të luhej 4 ditë para ose 4 ditë pasi zikaltrit të përballeshin me Juventusin në ‘San Siro’, çka do të ishte në disfavor të tyre.

Për ta përforcuar këtë, është fakti që Milani do të luajë transfertën ndaj Juventusit vetëm 4 ditë para derbit që do të luhet tashmë më 4 Prill.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!