Derbi Milan-Inter, këto janë statistikat mes dy skuadrave – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Derbi Milan-Inter, këto janë statistikat mes dy skuadrave

15:12 | 21 Tetor 2018

Pak para fillimit të derbit mes Milanit dhe Interit, janë publikur disa prej statistikave të ndëshjeve të fundit mes dy skuadrave.

Inter dhe Milan do të përballen me njëra tjetrën sonte me fillim nga ora 20:30.
Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme, pasi është derbi më i madh lokal në botën e futbollit, shkruan lajmi.net.

Skuadrat futën në këtë takim më të barabarta se asnjëherë pothuajse. Kjo bazuar në renditjen tabelare të Serie A.

Mirëpo si qëndrojnë skuadrat në pesë ndeshjet e fundit?

INTER: Në pesë takimet e fundit, skuadra e Spallettit ka bilanc tejet pozitiv. Ata regjistrojnë pesë fitore në pesë takime. Ata kanë realizuar nëntë gola dhe kanë pësuar vetëm tre.

Katër nga këto lojë ka zhvilluar në Serie A, kurse një në Ligën e Kampionëve.

MILAN: Në anën tjetër, Milan qëndron diçka më dobët. Në pesë ndeshje ata regjistrojnë tri fitore dhe dy barazime. “Rosonerët” kanë realizuar 13 herë dhe kanë pësuar gjashtë herë.

Inter ka bilanc diçka më të mirë, mirëpo, në derbi si ky, të gjitha kalkulimet bien poshtë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!