Derisa ishte në ndeshje, yllit të Barcelonës i plaҫkitët shtëpia

14:26 | 17 Shkurt 2019

Kevin-Prince Boateng përjetoi një ditë mjaftë të rëndë të shtunën.

Ai u kthye në shtëpi pas ndeshjes kundër Real Valladolidit dhe e gjeti shtëpinë e plaçkitur nga hajnat.

Shtëpia e tij, e cila ndodhet në pjesën jugore të rrethinës Sarria në Spanjë, ishte cak i hajnave të cilët ia plaçkitën stolitë dhe një shumë parash në vlerë mes 300 mijë dhe 400 mijë.

Policia ka thënë se do ta nisë një hetim ndaj kësaj plaçkitjeje.

Komento: