Dëshironi që t’ju zgjatë me shumë ngjyra e rrëzitjes, ja disa truqe – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Dëshironi që t’ju zgjatë me shumë ngjyra e rrëzitjes, ja disa truqe

22:38 | 31 Korrik 2018

Për shumëkënd vera mund të jetë stina më e ‘’urryer’’ e vitit sidomos nëse ju duhet të punoni ndërkohë që të tjerët pushojnë, të ecni në këmbë në pikun e diellit, të mos keni kondicioner ose ventilator në shtëpi etj.

Urojmë që personat e mësipërm të jenë sa më të paktë në numër pasi vera është sinonim i detit dhe diellit, pra i kënaqësisë.
Nëse keni pak orë që keni nisur pushimet, lexoni këshillat e mëposhtme nëse doni që të keni një nxirje perfekte këtë verë, shkruan Living.al.

Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta

Një ndër këshillat më të shpeshta që do të dëgjoni gjatë verës është të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta. Hidratimi i vazhdueshëm jo vetëm ju ndihmon të ruani ekuilibrin e lagështisë së trupit por edhe ndihmon që të merrni rrezet në mënyrë të njëtrajtshme.
Këshillojmë që të mos ndani nga tryeza edhe ushqimet e mëposhtme si: trangulli, sallata jeshile, selinoja, luleshtrydhet, pjepri dhe shalqiri.

Ushqimi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në ruajtjen për një kohë sa më të gjatë të ngjyrës çokollatë
Sigurisht që mbretërit e tryezës janë produktet e detit por janë të tjera ushqime ato që ju ndihmojnë të keni një nxirje perfekte këtë verë.
Po flasim për ushqime të pasura me vitamina A, C dhe E, si dhe me beta-karoten, një antioksidant shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin të përthithë sa më mirë rrezet e diellit.
Mos u mendoni më gjatë por filloni që të hani që tani: karota, domate, kajsi, pjepër, portokaj, sallatë jeshile, spinaq etj.

Bëni dy-tre herë në javë scrub
Mënyra më e mirë për të patur një nxirje perfekte dhe të njëtrajtshme që zgjat në kohë është duke eleminuar paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura.
Për këtë arsye ju vjen në ndihmë scrubi – në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kafe dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë, masazhoni lëkurën të lagur paraprakisht, me scrubin e mësipërm.

Mos u ekpozoni gjatë orëve të nxehta të ditës
‘’Sa më shumë të qëndrojë në diell, aq më shumë do të nxhihem’’.
Kjo s’është aspak e vërtetë pasi jo vetëm që nuk do të keni rezulatin e dëshiruar që në këtë rast është nga e nxira në të kuqe, por rrisni mundësinë për të patur njolla kafe, akne dhe djegie të shkallës së parë e të dytë.
Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12:00-16:00.
Përdorni krem dielli dhe jo vajra natyralë

Në qoftë se keni kohë që nuk bëni pushime me familje, me siguri e keni humbur ‘’gjenialitetin’’ e të gjitha nënave shqiptare : vaji i ullirit.
Nuk ka rëndësi nëse e mbajnë në shishen e një vaji lëkure që nuk përdorni më, apo e kanë marrë direkt nga shtëpia në shishe plastike, vaji i ullirit nuk duhet të mungojë nën çadër.
Megjithatë duhet të dini që ai jo vetëm që nuk ndihmon nxirjen, por nëse e përdorni që në daljet e para në dielli mund të rrezikoni të digjeni.
Zgjidhni një krem dielli me faktorë SPF mbi 30 dhe lyhuni vazhdimisht me të gjatë ditëve të para.
Ndryshoni vazhdimisht pozicion
Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndyrshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!