Dëshironi të punoni, mbi 7.000 vende të lira pune në këtë vend – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Dëshironi të punoni, mbi 7.000 vende të lira pune në këtë vend

14:00 | 03 Shtator 2018

Në kuartalin e dytë të këtij viti të dhënat statistikore tregojnë se shkalla e vendeve të lira të punës në Maqedoni ishte 1,44 për qind, gjegjësisht se ka pasur 7.199 vende të lira të punës.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka sektori objekte për banim dhe veprimtari servisuese me ushqim 2,59 për qind ose 858 vende të lira të punës, ndërsa më e vogël është shkalla në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicioner, në të cilin është 0,24 ose 20 vende të lira të punës.

Subjektet afariste me numër të të punësuarve nga tre deri në nëntë kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, e cila 1,93 për qind, gjegjësisht kanë 1.795 vende të lira të punës. Rajoni i Pellagonisë ka shkallë më të lartë të vendeve të punës, e cila është 2,05 për qind, por numër më i madh i punëtorëve kërkohen në rajonin e Shkupit 3.581.

Numër më të madh të vendeve të lira të punës, gjegjësisht 2.794, ka në grupin e pestë të profesioneve – punëtorë në veprimtaritë shërbyese dhe shitje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!