Dëshmia e grekes që masakroi shqiptarin: Nuk doja ta vrisja, më…! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Dëshmia e grekes që masakroi shqiptarin: Nuk doja ta vrisja, më…!

10:42 | 13 Nëntor 2017

Gjykata e Kretës ka vendosur arrest me burg për 26-vjeçaren greke që tri ditë më parë vrau me thikë 35-vjeçarin shqiptar Valton Loka.

Para trupit gjykues, vajza greke tha se: “Më vjen keq! Nuk doja, nuk jam vrasëse”. 35-vjeçari u përpoq të ndihmonte 26-vjeçaren e cila është përdoruese e drogërave, por ajo e goditi me thikë në kraharor duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë, mediat lokale thonë se bashkëshortja e viktimës dhe familjarët e tyre janë nisur drejt Shqipërisë për funeralin e të ndjerit. Viktima ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa gruaja e tij ka kërkuar mbështetje financiare për shpenzimet e funeralit.

Nga ana tjetër, mediat greke kanë publikuar informacione të tjera lidhur me 26-vjeçaren që kreu krimin. Ajo ishte lënë e lirë nga autoritetet vetëm disa orë përpara se të kryente krimin. Vajza ishte arrestuar dhe akuzohej për grabitje, ndërkohë që me kërkesë të prokurorit, një gjyqtar grek vendosi që 26-vjeçares t’i jepej një shans për t’u rehabilituar meqenëse është përdoruese droge.

Kështu, e reja e cila është diagnostikuar edhe me HIV/AIDS, u la e lirë me kusht disa orë para se t’i merrte jetën 35-vjeçarit shqiptar Valton Loka. Vajza ishte abuzuar seksualisht në moshë të re dhe gjatë viteve të fundit ka udhëtuar mes Athinës, Rodhosit dhe Kretës duke shitur trupin e saj.

Në orët e para të së shtunës, ajo kishte marrë ndihmën e parë në spital për shkak të gjendjes së dobët nga përdorimi i drogës dhe më pas ishte kthyer në shtëpi. Gjatë mëngjesit, ajo doli para makinës së shqiptarit duke i kërkuar ndihmë. Valton Loka u ofrua ta ndihmonte dhe doli nga makina, por në këtë moment 26-vjeçarja e goditi me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Krimi ndodhi përpara syve të bashkëshortes së 35-vjeçarit, e cila pësoi tronditje të fortë.

Policia arrestoi menjëherë autoren e krimit dhe i gjeti dy thika, njëra me gjakun e viktimës.

Dyshohet se ajo mund të ketë qenë e droguar në momentin e krimit të rëndë ndërsa gjithë opinioni publik vendas e ka dënuar këtë akt të rëndë dhe të paprecedentë. Media greke ditën e djeshme ka nisur të shkruajë edhe për jetën që bënte shqiptari në Greqi dhe për familjen e tij. Megjithatë, tashmë vajza do të lihet në qeli nën akuzën e rëndë të vrasjes me dashje edhe pse ajo ka pretenduar se nuk ka dashur ta vrasë personin të cilit i ka këerkyar ndihmë.

Pasditen e djeshme rreth orës 18:00 me orën lokale greke, arkivoli me trupin e pajetë të Tonit, mbërriti në portin e Iraklios i shoqëruar nga familjarët, të afërmit, miqtë, fqinjët e kolegët e punës për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Udhëtimi vijoi drejt Athinës me traget e prej andej për në Shqipëri, atdheun e tij. Trupi i pajetë i babait të dy fëmijëve shoqërohet nga bashkëshortja dhe vëllai i tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!