Dështimi i ministrit Bajram Hasani, bie numri i bizneseve të reja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Dështimi i ministrit Bajram Hasani, bie numri i bizneseve të reja

12:34 | 06 Prill 2018

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila udhëhiqet nga ministri Bajram Hasani nuk ka arritur të përmisojë ambientin biznesor.

Madje prej ardhjes së Bajram Hasanit në krye të kësaj ministrie shifrat tregojnë për një përkeqësim të gjendjes biznesore në vend, shkruan ORAinfo.

Numri i ndërmarrjeve të reja në tre mujorin e fundit të vitit që lëmë pas ka shënuar rënie përreth 15 për qind.

Në repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, shihet se numri i ndërmarrjeve të reja ka pësuar rënie.

Sipas këtij raporti, në tre mujorin e fundit të vitit që lëmë pas janë regjistruar 1921 ndërmarrje të reja, që krahasuar tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2016) ka një rënie të ndërmarrjeve të regjistruara për 14.7 për qind.

Njohësitë e ekonomisë vlerësojnë se rënia e numrit të ndërmarrjeve të reja është treguesi më i mirë se në çfarë gjendje të rëndë është ambienti biznesor në Kosovë.

Ndryshe, aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin tregtia me 511 ndërmarrje të regjistruara, akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 183 ndërmarrje të regjistruara, ndërtimtaria me 180 ndërmarrje të regjistruara dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 171 ndërmarrje të regjistruara.

Kategoria e numrit të të punësuarëve nga 1 deri 4 përbën 1 846 ndërmarrje, ose 96.1% e ndërmarrjeve të regjistruara, ndërkaq kategoria me 5 deri 9 të punësuar me 47 ndërmarrje, ose 2.4% e ndërmarrjeve të regjistruara.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina me 643 ndërmarrje të regjistruara, pasuar nga Prizreni me 147 sosh. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!