Dështimi i ministrit Hasani në mbrojtjen e prodhimeve vendore – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Dështimi i ministrit Hasani në mbrojtjen e prodhimeve vendore

11:07 | 25 Maj 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani ka dështuar të mbrojë prodhimet vendore.

Ai në fillim të mandatit kishte premtuar se do të përdorë masa mbrojtëse ndaj prodhimeve vendore, por deri më tani ka dështuar, shkruan ORAinfo.

Varësia ndaj prodhimeve të huaja është rritur me ardhjen e Bajram Hasanit në krye të MTI-së.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), deficiti tregtar për muajin që lëmë pas ka shënuar rritje për 10.9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë.

Kjo dëshmon se varësia ndaj produkteve të huaja vetëm së është shtuar.

Deficidi tregtar në muajin prill të këtij viti ka arritur në 244.7 milionë euro, nga 220.6 milionë euro sa ishte në vitin paraprakë.

Gjatë kësaj periudhe rënie ka shënuar eksporti, përderisa rritje ka shënuar importi.

“Eksporti i mallrave në muajin prill 2018 kishte vlerën 25.5 milionë eurove, ndërsa importi 270.3 milionë eurove, që është një rënie prej 18.2 për qind për eksport dhe një rritje prej 7.3 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, thuhet në raportin e ASK-së.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 8.1 milionë euro, ose rreth 31.8 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 28.8 për qind.

Ndërkaq, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 115.4 milionë euro, ose 42.7 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6.4 për qind. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!