Detaje të reja nga autopsia e Ivanoviqit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Detaje të reja nga autopsia e Ivanoviqit

21:35 | 16 Janar 2018

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka dhënë detaje rreth procesit të autopsisë të trupit të kryetarit të Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviqit.

Sipas Gërxhaliut, Oliver Ivanoviq është qëlluar me armë zjarri në kafazin e kraharorit.

“I njëjti është qëlluar nga predhat të liruara nga arma e zjarrit në regjionin e kafazit të kraharorit. Shumica e predhave e kanë goditur në pjesën e pasme të shpinës ndërsa dy të tjera në pjesën anësore dhe atë të përparme”, ka thënë Gërxhaliu për kallxo.com

Drejtori i IML-së tha se nga gjashtë predhat njëri ka qenë fatal.

Oliver Ivanoviq, sipas Arsim Gërxhaliut, është qëlluar nga një distancë prej së paku një metër.

“Nga aspekti mjeko- ligjor e kemi atë, se ai ka qenë në largësi mbi një metër”, shtoi ai.

Për predhat e gjetura në trupin e Ivanoviqit, Gërxhaliu tha se i janë dhënë Policisë së Kosovës.

Gërxhaliu tha se i gjithë procesi i autopsisë ka qenë nën udhëheqjen e tij ndërsa ka pasur edhe mjkë nga Serbia, si monitorues.

“Ekipi ynë ka qenë i kompletuar. Kam qenë unë duke udhëhequr, doktoresha Bergita Curri, katër teknikët, fotografi. Autopsia është kryer nën udhëheqjen time. Hetuesia e Policisë së Kosovës ka qenë aty si dhe forenzika. Po ashtu kemi pasur edhe dy mjeko- ligjor të Serbisë që vetëm kanë monitoruar”, tha Gërxhaliu.

Ai i përshkruajti si korrekte sjelljet e familjarëve, të cilët, madje, u janë falënderuar që kanë shkuar për autopsinë.

Kryetari i Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviq u vra mëngjesin e sotëm para selisë së tij në Mitrovicë.

Gjatë ditës së sotme për vrasjen e Ivanoviqit, zyrtarë të lartë dhe zyrtarë të institucioneve dënuan aktin e vrasjes.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!