Detaje të reja nga mjeti i dyshimtë te Spitali i Pejës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Detaje të reja nga mjeti i dyshimtë te Spitali i Pejës

17:56 | 16 Maj 2018

Në oborrin e Spitalit të Pejës sot ishte vërejtur një mjet i dyshimtë në një qese.

Pas kësaj Policia kishte urdhëruar evakuimin e pacientëve që ishin shtrirë në këtë spital.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë se janë kryer testet nga Njësitet e dominimit të KFOR-it, dhe ka rezultuar që nuk kishte të bënte me mjet shpërthyes.

Pas katër orësh gjendja është normalizuar pasi që ekipet e profesionalizuara kanë kryer një shpërthim të kontrolluar dhe larguan mjetin e dyshimtë.

Pas kësaj situate në Spitalin e Pejës shpejt janë marrë masa që pacientët të kthehen në dhomat nga ku u evakuuan, ndërsa qasja në Spital dhe shërbimet e kujdestarive po realizohen normalisht./Telegrafi/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!