Detaje të reja: ‘Prindërit dhe motrën e mitur i privoi nga jeta vajza më e madhe e familjes’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Detaje të reja: ‘Prindërit dhe motrën e mitur i privoi nga jeta vajza më e madhe e familjes’

10:49 | 03 Shtator 2018

Autore e krimit të trefishtë e cila ndodhi në Dibër në familjen Pocesta, është vajza e tyre e madhe, e cila gjithashtu jetonte me ata në Itali, shkruan portali “Info shqip”, duke iu referuar policisë.

Jozyrtarisht mësohet se B.P. (25), një ditë para ndodhjes së krimit ka hyrë në Maqedoni dhe ditën e ndodhjes së krimit ka lëshuar kufirin e Maqedonisë, informacion ky i konfirmuar nga sistemi elektronik kufitar.

Bashkë me vajzën e madhe të familjes Pocesta B.P, dyshohet edhe për dy persona të tjerë të cilët kanë ndihmuar në aktin, personi F.G nga Gostivari i cili për policinë është emër i njohur si person problematik ka qenë transportuesi i vajzës nga kufiri deri në Dibër.

Personi tjetër i përfshirë si i dyshuar në krim është nipi i F.G, personi me iniciale V.K, i cili u arrestua dje nga policia dhe sot ka pranuar në sallë të gjyqit se ai i ka shitur vajzës së familjes Pocesta, B.P armën me të cilën është kryer krimi.

Sipas informacioneve jozyrtare aktualisht sapo ka mbaruar marrja në pyetje në Gjykatën Themelore në Dibër është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor.

Viktima të krimit makabër që tronditi Dibrën janë bashkëshortët Pocesta, Nazmija 53 vjeçe, Amiti 54 vjeçar si dhe vajza e tyre e mitur, Anila 14 vjeçe.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!