Detaje të reja rreth personit të zhdukur në Ferizaj që u gjet pa shenja jete – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Detaje të reja rreth personit të zhdukur në Ferizaj që u gjet pa shenja jete

19:35 | 03 Shtator 2018

Një person i pajetë i gjetur në fshatin Nerodime të Komunës së Ferizajt, u konstatua të jetë Avdyl Kqikun nga fshati Sojevë, i shpallur i zhdukur nga familja e tij tri ditë më parë.

Sipas Zëdhënësit të Policisë rajonale të Ferizajt, Agim Gashi, një qytetar nga kjo komunë, pasi që e kishte parë veturën dhe trupin e pajetë të personit, e kishte lajmëruar rastin në Polici, raporton KTV.

Sipas Gashit, rastij është i dyshimtë, por ai nuk ka dhënë asnjë detaj e as nuk e ka konfirmuar nëse janë gjetur shenja dhune, pa e pranuar raportin e obduksionit.

I ndjeri kishte biznesin të tij me vetura dhe jetonte në Zvicër dhe vizitonte shpesh Kosovën.

Lajmin për zhdukjen e tij e kishin bërë të ditur familjarët përmes rrjetit social Facebook, ku kishin kërkuar ndihmë nga qytetarët që të njoftonin nëse do të gjenin ndonjë shenjë të tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!