Detaje të reja rreth vdekjes e aktorit të “O sa mirë” Art Kurtit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Detaje të reja rreth vdekjes e aktorit të “O sa mirë” Art Kurtit

22:25 | 16 Maj 2018

Po bëhen gati një muaj që nga dita kur aktori gjakovar dhe këshilltari i kryetarit të komunës së Gjakovës, Art Kurti u gjet i vdekur.

Edhe pse kanë kaluar disa javë, ende autopsia që do të dëshmojë për mënyrën e vdekjes nuk është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj është deklaruar se ata ende nuk kanë pranuar raport dhe se janë në pritje të tij.

“Autopsinë ende nuk e kemi marr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ne jemi duke pritur. Nuk e dimë pse është vonuar. Dyshimet e para kanë qenë për vetëvrasje, mirëpo përmes raportit të autopsisë, ekzaminimit të trupit, thellësia e plagës, arma, vërtetohen të gjitha”, ka thënë Selimaj për Indeksonline.

Ai ka shtuar se ka shumë raste që autopsitë vonohen për kohë të gjatë.

Në anën tjetër, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se autopsia është kryer, por se janë në pritje të analizave toksikologjike.

“Sipas kolegut qe ka kryer autopsinë, është në pritje të analizave toksikologjike. Me të arritur rezultati, ai e përmbyllë këtë”, ka thënë shkurt Gërxhaliu.

Ndryshe, Art Kurti u gjet i vdekur mëngjesin e 24 prillit, në një veturë në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit.

tashmë i ndjerë ishte pjesë e serialit të njohur ‘O sa mirë’, ndërsa së fundmi është angazhuar si këshilltar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!