“Dhëndrri e plagosi Premtim Gojanin me tre plumba” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

“Dhëndrri e plagosi Premtim Gojanin me tre plumba”

12:34 | 13 Shkurt 2018

Gjinekologu kosovar Premtim Gojani u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhëndri i tij F.F., mëngjesin e sotëm në Lagjen Marigona të Graçanicës. Gazeta Express mëson se Gojani po trajtohet në shokdhomë në QKUK.

Dhëndri i tij, F.F, pasi ka plagosur mikun është dorëzuar te sigurimi i kësaj lagjeje pastaj në Polici.

“E ka plagos para derës së shtëpisë, në sy të familjarëve, dhe u dorëzu te sigurimi lagjes”, tha ky burim.

Arsyet e kësaj ngjarje të rëndë është herët të dihen ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar: një armë zjarri (revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes); një granatë dore (e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për çminim); një elektroshok; pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

I dyshuari F.F 64 vjeç është intervistuar nga Policia e Kosovës

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!