Dhunohet një e mitur në Gjilan – i dyshuar personi me të cilin po bashkëjetonte ajo

09:50 | 12 Qershor 2023

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur dje në Gjilan.

Policia ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur dhe dyshohet se është kryer vepra e lartcekur.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

Detaje të tjera rreth rastit nuk janë dhënë

Komento: