Digjen dy vetura në Prishtinë

22:41 | 01 Prill 2023
Ilustrim

Dy vetura janë kapluar nga zjarri në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, si dhe një tjetër afër tyre është dëmtuar nga temperaturat.

Kështu ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi për Gazetën Nacionale.

“Në ora 21:06 është marr informata për zjarr në një veturë. Ekipi i zjarrfikësve menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes, ishin duke u djegur dy vetura dhe një tjetër afër tyre është dëmtuar nga temperatura. Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin dhe janë kthyer ne baze ne ora 21:45.” – ka bërë të ditur Gashi.

Komento: