Dikur e kërkonte gjithë Evropa, shikoni ku po transferohet tani Belotti

10:06 | 19 Janar 2019

Andrea Belotti mund të transferohet në Premierligë.

Torino nuk dëshiron të shesë Andrea Belotti në janar, por nëse oferta e West Ham United arrin 60 milionë euro, atëherë ata mund të rishikojnë.

Hammers po kërkojnë një zëvendësim për Marko Arnautoviç, i cili po përpiqet të shtyjë një transferim në Kinë.

Ata kishin shënjestruar Krzysztof Piatek, por ky i fundit është rrugës për tu transferuar në Milan për 35 milionë euro plus bonuse dhe mesfushorin Alen Halilovic.

Sipas Cuore Toro, oferta e parë e West Ham United për Belottin është bërë të premten, por ende nuk ka një figurë të fortë në tryezë, përcjell ORAinfo.

Mund të jetë diku nga 40-50 milionë euro, një shumë që Granata është e gatshme të refuzojë.

Sidoqoftë, siç thekson edhe Sky Sport Italia, 60 milionë euro dhe më lart mund ta nxisin Torino të japë një mendim serioz për Belottin.

Belotti ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro në kontratën e tij dhe një ofertë prej 60 milionë eurosh është refuzuar nga Atletico Madrid dhe Milan në vitin 2017.

Megjithatë, forma e Belotti është dobësuar që nga ajo kohë, pasi ai ka shënuar vetëm shtatë gola në Serie A në 19 ndeshje deri tani këtë sezon. /ORAinfo/

Komento: