Diplomati amerikan Mitchell: Serbia shtyllë e stabilitetit në Ballkan – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Diplomati amerikan Mitchell: Serbia shtyllë e stabilitetit në Ballkan

23:18 | 13 Mars 2018

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wes Mitchell, i cili qëdroi për vizitë dje në Kosovë, sot ka qëndruar në Beograd me ç’rast është takuar me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Gjatë takimit Daçiq i ka dorëzuar Mitchel, atë që ai quajti, deklaratën e kryetarit të SHBA-ve, Woodrow Wilson, për Kosovën, të botuar në “New York Times” më 19 qershor 1918, me titullin “E festojmë Kosovën si Ditën e Nderit”.

Zëvendëssekretari Mitchell ka deklaruar se SHBA-të e konsiderojnë Serbinë si një një nga vendet më të rëndësishme në rajon dhe shtyllën e stabilitetit në Ballkan, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu dyshja ka diskutuar edhe për vazhdimin e dialogut në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!