Diplomati kosovar: Shkoni në shtëpi, na leni të ecim përpara – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Diplomati kosovar: Shkoni në shtëpi, na leni të ecim përpara

10:21 | 13 Janar 2018

Diplomati kosovar Lulzim Peci, ish-përfaqësuesi i Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, ka reaguar pas bërjes publike të rendit ditës të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilin është përfshirë edhe Projektligji për Shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, me të cilin iu hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Peci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mund të përballet me sanksione nga faktori ndërkombëtar “për shkak të interesave meskine të një grupi të vogël të shtet-shkatërrues të vendit tonë”.

“Pas Serbisë së Millosheviqit, në Ballkan, vetëm Kosova do e bjerë veten që të jetë shtet që do të përballet me sanksione – prej izolimit individual të ashtuquajturve liderë, deri te suspendimi i MSA-së, për shkak të interesave meskine të një grupi të vogël të individëve që e quajnë veten shtet-ndërtues, por që ne realitet janë shtet-shkatërrues të vendit tonë”, ka shkruar Peci.

Peci, duke shprehur mllefin me veprimet e kreut shtetëror, ka porositur ata: “Shkoni te shtëpia dhe na leni të marrim frymë e të ecim përpara”.

Foto: Lulzim Peci

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!