Disa lagje të Prishtinës nuk kanë ujë që 12 orë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Disa lagje të Prishtinës nuk kanë ujë që 12 orë

23:31 | 16 Prill 2018

Komuna e Prishtinës ditëve të fundit ka nisur sanimin e rrugëve në kryeqytet. Gjatë punimeve janë prishtur disa gypa të ujësjellësit, duke bërë që shumë lagje të mbesin pa ujë për orë të tëra.

ORAinfo mëson se lagja Tophane nuk ka ujë të pijshëm që 12 orë. Banorët janë ankuar se ndalja e ujit është bërë pa paralajmërim.

Ata kritikojnë edhe komunën se nuk është duke lehtesuar jetën e qytetarëve, por vetëm sa po e vështirëson atë.

Përvec ndërprerjes së furnizimit me ujë, për shkak të punimeve në rrugë është vështirësuar edhe qarkullimi në komunikacion dhe qytetarët po presin me orë të tarë për të lëvizur brenda Prishtinës. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!