Disponimi zero, nis takimi Thaçi-Vuçiq në Bruksel – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Disponimi zero, nis takimi Thaçi-Vuçiq në Bruksel

19:28 | 08 Nëntor 2018

Me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka nisur në Bruksel takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksndar Vuçiq.

Takimi trepalësh ka nisur pas takimeve të ndara që Mogherini pati me Thaçin dhe Vuçiqin.

Kujtojmë se ky dialog ka të bëj me arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për të dyja shtetet.

Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se në këtë takim u bisedua për përshpejtimin e çështjes së arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!