Djali i Ivanoviqit, ende nuk e di se babai i tij është vrarë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Djali i Ivanoviqit, ende nuk e di se babai i tij është vrarë

10:28 | 18 Janar 2018

Djali gjashtë vjeçar i Oliver Ivanoviqit, Bogdan ende nuk e di se babai i tij ka vdekur. Kështu ka deklaruar vëllai i Oliver Ivanoviqit, Miroslav.

Sipas tij, familja ka konsideruar se lajmi i vështirë duhet t’i komunikohet djalit vetëm kur të ketë mbaruar gjithçka.

Miroslav beson se vrasja e vëllait të tij është kryer nga profesionistë të cilët e kishin ndjekur më parë lëvizjen e Oliverit.

Furnerali i Oliver Ivanoviqit do të mbahet sot në orën 12:30 dhe do të ndiqet nga Patriarku Irinej.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!