Djalin ia vranë për hakmarrje, babai befason me vendimin e tij! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Djalin ia vranë për hakmarrje, babai befason me vendimin e tij!

12:01 | 11 Prill 2018

Mbrëmjen e kaluar në Tiranë u vra shtetasi Marjo Majollari, 28-vjeç.

Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorin e këtij krimi të rëndë.

Marjo, u vra për motive hakmarrje pasi babai i tij, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, në vitin 2000 vrau dy shtetas, Ilir Gjuzin dhe Armando Nelaj.

Pavarësisht se djali i tij, sot do të përcillet në banesën e fundit, babai i tij nuk ka bërë asnjë kërkesë për të marrë pjesë në varrim.

Autori i këtoj krimi të rëndë është shtetasi Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, i cili është vëllai i Ilir Gjuzit.

28-vjeçari u ekzekutua mbrëmë me 4 plumba mbrëmë në zonën e Kinostudios.

Viktima është rritur me një familje të divorcuar që kur ai ishte vetëm 2-vjeç, ndërkohë ishte në dijeni të rrezikut që e priste.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!