Do arratisej me gruan dhe dy fëmijët, policia shqiptare arreston turkun terrorist – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Do arratisej me gruan dhe dy fëmijët, policia shqiptare arreston turkun terrorist

13:14 | 12 Tetor 2017

Katër ditë më parë në prangat e policisë shqiptare ka rënë një shtetas turk i cili rezultonte të ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në organizatë terroriste.

39-vjeçari Muhammed Aydogmus me banim në Turqi është arrestuar nga policia më 8 tetor në pikën kufitare të Portit të Durrësit, ku fillimisht rezultoi se po tentonte të kalonte kufirin në drejtim të Italisë, bashkë me anëtarët e familjes së tij, me pasaporta të falsifikuara. Për këtë, ndaj bashkëshortes N.A. 34 vjeçe dhe dy fëmijëve, filloi procedimi penal në gjendje të lirë. Ndërsa turku u arrestua.

Por policia thotë se pas hetimeve të kryera në bashkëpunim më Zyrën e Interpolit Tiranë u evidentua se Muhammed Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke.

Gjatë ditës së djeshme në ngarkim të turkut gjykata vendosi masës e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “lënie garancie pasurore” për veprat penale “Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal.

Po më datë 11 tetor, policia thotë se “pas njoftimit të marrë nga Interpol Tirana u kryen procedurat mbi arrestimin e përkohshëm të tij dhe u kryen të gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim ekstradimi drejt Turqisë”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!