“Do ta them të vërtetën për Kosovën edhe pse nuk do t’ju pëlqejë serbëve” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

“Do ta them të vërtetën për Kosovën edhe pse nuk do t’ju pëlqejë serbëve”

23:57 | 21 Tetor 2018

Në 10 vjetorin e themelimit të partisë së tij (SNS), Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur edhe për çështjen e Kosovës. Gjatë tubimit partiak ai ka theksuar se Kosova vazhdon të mbetet më problematikja.

“Kur është fjala për Kosovën, ajo është më e vështira e problemeve tona, unë do të flasë për atë që nuk ju pëlqen por do ta them vetëm të vërtetën. Nga fjalët e ëmbla të paraardhësve tanë kemi pasur vetëm veprime dhe pasoja të tmerrshme. Më mirë fjalët të jenë të vështira por fëmijët tonë të kenë një të ardhme”, është shprehur Vuçiq.

Sipas tij, arsyeja e lartcekur është pse ai do vazhdojë të merret me zgjidhjen e këtij problemi.

“Ata që mendojnë se do të marrin gjithçka le ta dinë se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nuk ka asnjë presion që na bënë të heqim dorë nga interesat jetësore”, ka theksuar presidenti serb, përcjell lajmi.net.

Ai ka shtuar se do të bëjnë një kompromis për Kosovën por duke mos lejuar që Serbia të mposhtet.

Po ashtu, Vuçiq ka deklaruar se Serbia është drejt rrugës evropiane mirëpo ka theksuar se nuk do të heq dorë nga Kina dhe Federata Ruse.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!