Do të shokoheni! Ja sa kilogramë ari përfundojnë çdo vit në kanalizimet e Zvicrës! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Do të shokoheni! Ja sa kilogramë ari përfundojnë çdo vit në kanalizimet e Zvicrës!

08:15 | 13 Tetor 2017

Shkencëtarët vlerësojnë se rreth 43 kilogramë ari përfundojnë çdo vit në gypat e kullimit në Zvicër dhe rrjedhimisht në sistemin e kanalizimit. Kjo sasi ari ka një vlerë prej 1.8 milionë dollarë, shkruan albinfo.ch.

Kjo është për shkak të faktit se rreth 70% e arit në botë kalon përmes rafinerive në Zvicër, ku pjesët e përpunuara janë ruajtur dhe hedhurinat hedhen në gypat e mbeturinave.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kjo sasi ari nuk ka pasoja të dëmshme për mjedisin, kështu që kompanitë e përpunimit të arit mund të lejojnë hedhjen e mbeturinave në të njëjtën mënyrë si më parë – përmes sistemit të kanalizimit.

Megjithatë, janë bërë disa përpjekje për të “kapur” materialin e mbeturinave dhe për të përfituar prej saj, veçanërisht në rajonin e Tisinës, ku përqendrimi i arit në gypat e ujërave të zeza është më i lartë.

Përveç arit, shkencëtarët kanë gjetur një sasi të madhe argjendi në gypat e ujërave të zeza në Zvicër, afërsisht 3,000 kilogramë në vit, që korrespondon me një shumë prej rreth 1.7 milionë dollarë

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!