Do t’iu befasojë kjo deklaratë e Ibrahimovicit për Harbuzin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Do t’iu befasojë kjo deklaratë e Ibrahimovicit për Harbuzin

19:25 | 11 Tetor 2018

Labinot Harbuzi ishte parë disa herë në shoqërinë e legjendës së futbollit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Pritjet për Harbuzin ishin shumë të mëdha në fillët e karrierës saqë ai ishte konsideruar si e ardhmja e futbollit të këtij vendit.

Kështu, Në një intervistë të tij për Sportbladet më 2009, Zlatan kishte thënë se ai e shihte Harbuzin si të ardhmen e Kombëtares A të Suedisë.

“Labinot Harbuzi. Mendoj që ai shpejt do të jetë në Kombëtaren A të Suedisë. Ai është talent, luan në pozita të ndryshme”.

“Ai është personi që i duhet Suedisë. Ne nuk kemi nevojë për 11 lojtarë, por kemi nevojë për tre deri në katër të mirë, me të cilët mund të kompletojmë një Kombëtaren tonë”, ka thënë Ibra për këtë gazetë.

Por, duket se gjërat nuk shkuan edhe aq mirë për Harbuzin, sidomos pas transferimit të tij në Turqi, me skuadrën Gençlerbirliği, me të cilën skuadër ai humbi shumë si lojtar.

Pas kësaj, në vitin 2016 luajti në Malajzi, që sipas gazetës, e kishte bërë pasi që paguhej shumë mirë.

Pavarësisht kësaj, Harbuzi mbetet si lojtari i parë që ka shënuar në stadiumin e ri të Suedisë, Sëedbank Stadium.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!