Dogana e Kosovës kap 500 mijë copë cigare të këtij vendi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Dogana e Kosovës kap 500 mijë copë cigare të këtij vendi

14:38 | 09 Shtator 2018

Dogana e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një aksion të madh, ku ka kapur sasi të konsiderueshme të duhanit.

Sipas njoftimit , pas kontrollit të detajuar nga njësitet e doganës në hapësira të fshehura (të ndërtuara për kontrabandë) janë gjetur 480 mijë copë cigare “Chesterfield” dhe 20 mijë të tjera “Pall Mall”, që të gjitha me banderola të Maqedonisë, pra totali 50 pako të mëdha, shkruan Indeksonline.

Dogana ka organizuar këtë aksion me qëllim të parandalimit të kontrabandës me duhan.

“Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative mbrëmë rreth orës 20:30 në rajonin e Podujevës ekipet e doganës kane ndaluar një kamionë që transporton kafshë dhe e cila tentonte të dilte nga territori i Kosovës në pikë-kalimin kufitar të Merdares. Pas kontrollit detal ne hapësira të fshehura (të ndërtuara për kontrabandë) janë gjetur 480000 cope cigare “Chesterfield’ dhe 20000 cope cigare “Pall Mall” që të gjitha me banderola te Maqedonise (total 50 pako të mëdha).

Pas gjetjes së kësaj sasie në konsultimin me prokurorin kompetent malli është sekuestruar ndërsa i dyshimti është intervistuar dhe dërguar në paraburgim. Ndaj të dyshimtit është proceduar kallëzimi penal per shmangie te pagesës se taksave rreth 30,000 mijë €uro.

Dogana vazhdon me aktivitete të shtuara me qëllim të mbrojtës së qytetarëve të Kosovës si dhe tregtisë së ligjshme”, përfundon njoftimi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!