Donnarumma thyen rekord të madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Donnarumma thyen rekord të madh

11:28 | 11 Shkurt 2019

Statistikë mahnitëse të portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Donnarumma po kalon nëpër një formë të lartë në këtë sezon.

Gianluigi Donnarumma është bërë njëri ndër lojtarët kyç të Milanit në këtë sezon.

Portieri italiania arritur t’i bëjë 150 paraqitje në fanellën e rosonerëve në të gjitha garat, përcjell lajmi.net.

Donnarumma debutoi në vitin 2015 te Milani, duke u bërë njëri ndër portierët më të mirë në Evropë.

Që nga atëherë, portieri italian ka arritur ta mbaj 52 herë portën e paprekur, duke përfshirë gjashtë në nëntë ndeshjet e fundit.

Donnarumma ka munguar vetëm në 16 ndeshje që nga debutimi i tij në vitin 2015.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!