Dorëzohet Vuçiq: Nuk do të këtë ndarje të Kosovës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
19 °C

Dorëzohet Vuçiq: Nuk do të këtë ndarje të Kosovës

16:04 | 11 Tetor 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur sot rreth idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke konfirmuar edhe një herë zmbrapsjen e tij karshi një nisme të tillë që zuri fill në Forumin e Alpbachut në Austri në takimin e përbashkët me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se populli po dëshiron që kufijtë ndërmjet dy shteteve të jenë në Jarinjë dhe Bërnjak.

“Nëse thot populli, ashtu do të bëjmë. Ne nuk mund të dalim kundër dëshirave të popullit. Duhet të pajtohemi dhe respektojmë vullnetin e popullit. Por dua t’ua rikujtojë popullit se unë isha për një marrëveshje tjetër “, ka thënë presidenti serb Vuçiq për mediat serbe, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë Vuçiq në një formë ka vazhduar të mbrojë idenë e tij, duke thënë se pas 20 vitesh populli do ta vlerësojë atë.

Ai ka folur edhe rreth deklaratave të Komsiç, i cili ka thënë se Republika e Kosovës për Bosnjën është një shtet i pavarur.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!