Dortmund- Aubameyang, merret vendimi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Dortmund- Aubameyang, merret vendimi

12:52 | 14 Dhjetor 2017

Borussia Dortmund nuk do të shesë Pierre-Emerick Aubameyang gjatë merkatos së janarit.

Lajmin e raporton prestigjiozja gjermane “Sport Bild”. Për sulmuesin është përfolur për një “divorc” të mundshëm me verdhezinjtë, por për momentin në shtëpinë e gjermaneve nuk ka ardhur ende një ofertë zyrtare, me kartonin e lojtarit të vlerësohet 70 milionë Euro.

Megjithatë Dortmund s’dëshiron të humbasë Aubameyang të paktën deri në verë, pasi shpreson që më ndihmën e lojtarit nga Gaboni të sigurojë kualifikimin në Champions League.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!