Dortmund – Eintracht Frankfurt, përfundon ndeshja me rezultat befasues – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Dortmund – Eintracht Frankfurt, përfundon ndeshja me rezultat befasues

22:24 | 14 Shtator 2018

Dortmundi e ka mposhtur Eintracht Frankfurtin.

‘Milionerët’ kanë fituar me rezultat të ngushtë 3 me 1 ndaj rivalit nga Bundesliga, raporton ORAinfo.

Dortmundi kaloi i pari në epërsi me golin e shënuar nga Diallo në minutën e 32, ku me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi në të mirë të Eintracht Frankfurtit, ku Haller e barazoi rezultatin në minutën e 69’, mirëpo epërsinë për Dortmundin e riktheu Wolf në minutën e 72’.

Ndërsa golin e fundit për Dortmundin e shënoi Alcacer në minutën e 88’.

Dortmundi gjendet në vendin e parë më 7 pikë, ndërsa Frankfurti në vendin e 10-të me tri pikë./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!