Drejtori i Interpol-it është gjallë, zbulohet vendndodhja e tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Drejtori i Interpol-it është gjallë, zbulohet vendndodhja e tij

22:30 | 05 Tetor 2018

Drejtori i Interpol-it, Meng Hongwei, zhdukja e të cilit është raportuar më parë, besohet se është në Kinë dhe ai është marrë nën hetime nga autoritete kineze pas arritjes së tij në atë vend.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazeta e Hong Kongut “South Tea Morning Post”, duke iu referuar burimeve të paemërtuara.

Meng, 64 vjeç, raportohet se ka arritur në Kinë javën e kaluar.

Në faqen e internetit të Ministrisë kineze të Sigurisë Publike, Meng është renditur si zëvendësministër, por ka humbur postin e tij në komitetin e Partisë Komuniste në prill, thuhet në letër.

Ai u emërua drejtor i Interpolit në vitin 2016.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!