“Dridhet Camp Nou”, ja ku po përfundon Coutinho – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

“Dridhet Camp Nou”, ja ku po përfundon Coutinho

15:49 | 11 Shkurt 2019

Coutinho mund të përfundojë te Chelsea

Vetëm pak ditë pas përfundimit të merkatos dimërore Blutë e Londrës përgatiten për sulmin e rradhës duke rënë në gju.rmët e Philippe Coutinhos.

Sipas asaj që publikojnë mediat angleze është pikërisht brazilaini i Barcelonës i përzgjedhuri për të zëvendësuar Eden Hazard, me belgun që sipas spekulimeve të fundit të merkatos këtë verë me shumë gjasë do të realizojë synimin e tij për të mbajtur veshur fanellën e Los Blancos.

Sidoqoftë kontrata aktuale e Coutinhos me klubin katalanas është e vlefshme deri në qershor të 2023, por objektivi i Chelsea-it është ta çojë atë në Stamford Bridge në fund të sezonit.

Ylli brazilian me një teknikë për tu lakmuar, kaloi në Camp Nou nga Liverpooli për shifrën e 160 milionë eurove përfshirë edhe bonuset çka përkoi të ishte transferimi më i kushtueshëm në historinë e gjigandëve spanjollë, por deri më tani pritshmëritë ndaj tij duket sikur nuk janë përmbushur me Coutinhon që nuk ka arritur të bindë plotësisht drejtuesit blaugrana.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!