Dua Lipa e ‘kallë’ atmosferën mbi ‘Tavolina’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Dua Lipa e ‘kallë’ atmosferën mbi ‘Tavolina’

08:03 | 13 Gusht 2018

Kënga “Tavolina” ka qenë një prej hiteve më të mëdha të vitit 2014 që vazhdon të dëgjohet sot e kësaj dite.

Bashkëpunimi i Ermal Fejzullahut, Lumi B dhe Ledri Vulës numëron mbi 30 milionë shikime në YouTube dhe dëgjohet me kënaqësi nga fansat e këngëtarëve.

Ndërsa kjo këngë ka rezultuar e pëlqyeshme edhe për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Gjatë Festivalit Sunny Hill, 22-vjeçarja është argëtuar në masë të madhe duke shijuar muzikën vendore.

Ndërsa pikërisht kënga “Tavolina” duket të ketë qenë ndër të preferuarat e Duas, e cila është parë duke vallëzuar dhe duke e kënduar refrenin.

Një video nga argëtimi i saj e ka publikuar vet Ermal Fejzullahu, i cili është shprehur krenar që ajo pëlqen këngën e tyre.

“Është kënaqësi ta shohësh një artiste që e do e gjithë bota duke u kënaqur me këngët tona. Krenar me ty Dua”, ka shkruar Ermali në përshkrim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!