Dua Lipa ‘ndezi’ Prishtinën kuq e zi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Dua Lipa ‘ndezi’ Prishtinën kuq e zi

08:38 | 11 Gusht 2018

Dual Lipa, këngëtarja me famë ndërkombëtare ndezi skenën e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë.

Lipa e mbajti fjalën e dhënë në konferencë, ajo gjatë performancës së saj ishte veshur kuq e zi. Ku me zërin dhe performancën e saj madhështore e “dridhi” Prishtinën, shkruan rtv21.

Ylli i mbrëmjes së “Sunny Hill” këndoi disa nga këngët e saj para një publiku jashtëzakonisht të madh që ishte mbledhur në parkun e Gërmisë. Kujtojmë se festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill” do të vazhdojë edhe për dy net të tjera, pra më 11 dhe 12 gusht, ku do të prezantohen edhe shumë këngëtarë të tjerë vendor dhe të huaj.

Festivali “Sunny Hill” ka karakter humanitar, 100 mijë euro të grumbulluara nga festivali i janë dhuruar organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta, Aktivititet Kulturore në Prishtinë dhe shkollave të muzikës në Kosovë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Elvana Gjata