Dy gra vjedhin rroba në vlerë 90 euronë Prizren – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Dy gra vjedhin rroba në vlerë 90 euronë Prizren

19:20 | 16 Maj 2018

Dy gra janë arrestuar në Prizren, pasi kishin vjedhur rroba në vlerë prej 90 eurosh në një qendër tregtare në rrugën “Edit Durham”.
Sipas hetimeve të para, ato ishin ndalur nga personeli i sigurimit pasi duke dalë nga objekti ishte aktivizuar alarmi.

Gjatë kontrollit u ishin gjetur një palë darë dhe gërshërë, si dhe rrobat e vjedhura në vlerë 90 euro, ka bërë të ditur Policia.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë ndalur nën masën e arrestit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!