Dy klubet e mëdha në ‘luftë’ për yllin e Milanit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Dy klubet e mëdha në ‘luftë’ për yllin e Milanit

09:02 | 17 Maj 2018

Bonucci mund të mos jetë pjesë e Milanit sezonin e ardhshëm, Unitedi dhe Bayerni kanë shfaqur interesim për italianin.

Manchester United dhe Bayern Munich janë një hap para skuadrave tjera për të nënshkruar me mbrojtësin e Milanit, Leonardo Bonucci, raporton The Sun, transmeton Gazeta Express.

Bonucci iu bashkua Rossonerëve verën e kaluar nga Juventusi, por Milani ka dështuar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, çka do të thotë se mund të detyrohet të shesë lojtarë.

Për shkak të fair play financiar, Milani mund të detyrohet ta shesë Bonuccin dhe shumë të tjerë për të mos rënë ndesh me rregullat e UEFA-s.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!