Dy ushtarë të FSK-së ndalohen nga Serbia, vjen reagimi i ashpër i kryeministrit Haradinaj

10:37 | 19 Janar 2019

Serbia po vazhdon t’iu bëjë presion qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit të dy pjesëtareve të FSK-së nga ana e autoriteteve serbe në një pikë kufitare.

Sipas Haradinajt, rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Millosheviçit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë Verior.

“Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanovic. Ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Milloshevicit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë Verior”, ka shkruar ai.

Komento: