Dy vajzat që u vetëvran në Prizren, ishin shoqe klase – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
26 °C

Dy vajzat që u vetëvran në Prizren, ishin shoqe klase

17:42 | 25 Maj 2018

Prizreni është tronditur në dy javët e fundit nga dy ngjarje të rënda.

Dy femra të reja janë vetëvrarë në dy javët e fundit për arsye deri më tani të panjohura

.Tragjedia e parë ndodhi në natën e 8 majit rreth orës 1-00 të natës. Një femër e moshës se re ishte hedhur nga kati i pestë i banesës për t’i dhënë fund jetës.

Tragjedia e dytë ndodhi në orët e para të ditës së sotme. Një vajzë është hedhur nga kati i tetë i banesës duke mbetur pa shenja jete.

Mësohet se që të dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.Madje, persona të afërt me të dy shoqet thonë në burime anonimiteti se vetëvrasja e sotme mund të ketë ndërlidhje me ngjarjen e parë tragjike

.Policia e Prizrenit të cilët kanë konfirmuar se dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.Indeksonline ka siguruar një video incizim të shkurtër nga vetëvrasja e sotme para se tashmë e ndjera t’i jepte fund jetës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!