Dyshohet për vrasje, një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Dyshohet për vrasje, një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

16:53 | 10 Shkurt 2018

Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Vlorë, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës, ku 80-vjeçari, i identifikuar si Miti Mitraj, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.

Ata kanë njoftuar policinë, e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.

Nga hetimet e para është zbuluar se ai kishte shenja dhune nëpër trup.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por po hetohet rasti.

I moshuari jetonte i vetëm në banesën e tij në Selenicë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!