Dyshohet se mbetjet mortore në Novi Pazar janë të shqiptarëve dhe boshnjakëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Dyshohet se mbetjet mortore në Novi Pazar janë të shqiptarëve dhe boshnjakëve

12:10 | 16 Korrik 2017

Punëtorët që po punonin në ndërtimin e një ndërtesë të Nismës Emergjente në Novi Pazar, kanë hasur në mbetje mortore, njofton Klan Kosova.

Tani janë duke u kryer inspektime dhe po mblidhen eshtrat.

Dyshimet e parë janë se mbetjet mund të jenë të një varreze masive të boshnjakëve dhe shqiptarëve të ekzekutuar në vitet 1944 – 12946.
Kështu të paktën thuhet në një komunikatë për media nga Organizata Joqeveritare “Kosova për Sanxhakun”.

“Gjetja e sotme eshtrave në atë vend ofron të drejtën se ky nuk është një rast i izoluar, por në pjesën më të gjerë të kësaj zone gjendet varreza masive, e cila duhet në tërësi dhe me profesionalizëm të hetohet”, thuhet në komunikatë.

Kjo OJQ ankohet se punimet janë duke u kryer jo profesionalisht.
“Është e papranueshme të vazhdohet në këtë mënyrë të punohet, sepse gjatë largimit, gjegjësisht grumbullimit të eshtrave është e mundur që disa nga eshtrat nuk mund të gjinden dhe të dëmtohen”.

“Familjet e viktimave të pafajshme dhe të gjithë popullit boshnjak dhe shqiptar kanë të drejtë të zbulojnë të vërtetën dhe gjetjen e mbetjeve mortore e të gjithë atyre që u ekzekutuan në Haxhet të Novi Pazarit”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!