E bëjnë për spital shokun e Stresit, Policia jep detajet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
19 °C

E bëjnë për spital shokun e Stresit, Policia jep detajet

15:57 | 02 Tetor 2018

Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme deklaron se 28 vjeçari Sidion Tabaku që lëvizte me motor pa letra nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar.

Në këto kushte thotë SHCKBA forcat “Shqiponja” janë vënë në ndjekje të tij. “Efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualitet a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysëm errësirë në rrugica. Në këto kushte arma e punonjësit të Policisë ka realizuar qitje të pavullnetshme”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se kjo ngjarje u bë publike nga deputeti i PD, Ervin Salianji. Deri sot në mesditë Policia e Shtetit nuk kishte njoftuar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Alliasit në kryeqytet.opinion.al

REAGIMI I PLOTË I SHÇBA PËR PLAGOSJEN E TË RIUT NË TIRANË

Në datë 1 tetor 2018, rreth orës 23:00 shtetasit S.T., duke lëvizur me një çiklomotor pa kaskë mbrojtëse, në “Rrugën e Dibrës”, iu bë shenjë nga një patrullë e Policisë për të ndaluar. Ai nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në një rrugicë përballë spitalit “Nënë Tereza”. Për disa minuta ndjekje, nuk i është përgjigjur urdhrave të Patrullës së Policisë.

Gjatë lëvizjes nëpër rrugica, i riu është rrëzuar nga motorri dhe ka vijuar lëvizjen me vrap. Punonjësi i Policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka dyshuar se shtetasi S.T. ka patur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri.

Kështu efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualitet a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysëm errësirë në rrugica.

Në këto kushte arma e punonjësit të Policisë ka realizuar qitje të pavullnetshme.
Pas kësaj, punonjësit e Policisë kanë vijuar ndjekjen për rreth 100 metra dhe arritën ta kapin 28-vjeçarin.

Patrulla kur e konstatoi gjendjen e tij, i ka dhënë ndihmën e parë dhe e shoqëroi S.T. për ndihmë në spital me ambulancë, pasi kishte dëmtime në fytyrë, shkaktuar nga rrëzimi me motorr dhe në pjesën e pulpës së këmbës.
Në fund të veprimeve hetimore, shtetasi S.T. është proceduar në gjendje të lirë për “Mosbidje ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik” dhe “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”.

Hetimi është kryer nga strukturat e SHÇBA Tiranë, të cilat kanë proceduar punonjësin e Policisë B.B., për “Plagosje nga pakujdesia”.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!