E dhimbshme: Biznesmeni me kancer organizon ‘festën e vdekjes’, ja si – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

E dhimbshme: Biznesmeni me kancer organizon ‘festën e vdekjes’, ja si

19:40 | 13 Dhjetor 2017

Disa javë më parë u diagnostikua me një formë agresive të kancerit në gjak dhe mes kimioterapisë dhe efekteve anësore të saj dhe përqafimit të vdekjes, zgjodhi këtë të dytën.

Biznesmeni japonez, Satoru Anzaki u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në muajin tetor. Mjekët i këshillian 80-vjeçarit kimioterapinë, por duke e paralajmëruar atë edhe për efektet anësore të saj.

Anzaki zgjodhi të dytën dhe për “të festuar” vdekjen e tij, nxorri një njoftim në gazetën më të madhe financiare në botë “The Nikkei”, ku ftonte miq, bashkëpunëtorë në biznes dhe dashamirës që t’i bashkoheshin në festën e vdekjes.

Mbi 1 mijë persona iu përgjigjën pozitivisht ftesës së bërë dhe në fjalimin para tyre, 80-vjeçari japonez nuk shprehu asnjë keqardhje, përcjell TCh.

“Jam i kënaqur sepse mund t’u them të gjithëve me fjalët dhe zërin tim faleminderit. Faleminderit gjithë njerëzve që kam takuar në jetën time. E kam shijuar jetën dhe dëshpërimi e brenga nuk bëjnë pjesë tek karakteri im. Jam i lumtur!”, ishte mesazhi i përcjellë prej tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!