E dhimbshme: Gruaja që humbi jetën mbrëmë nga aksidenti, la pas vetës një fëmijë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

E dhimbshme: Gruaja që humbi jetën mbrëmë nga aksidenti, la pas vetës një fëmijë

10:29 | 23 Tetor 2018

Mbrëmë ka humbur jetën njëra nga dy këmbësorët e goditur nga një veturë në rrugën ‘B’ në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit, viktima e moshës 30-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë pas plagëve të marra.

Humbjen e jetës së saj e ka konfirmuar për Indeksonline, Milaim Fejzullahu, Komandant i Policisë së Trafikut të Prishtinës.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për viktimën Lena Avdullahi e cila ishte duke marrë tretman në QKUK.

E ndjera ishte e martuar dhe kishte një fëmijë të moshës 3 vjeçar.

Ndërsa, e lënduara e dytë e këtij rasti është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!