E dhimbshme, kjo është 17-vjeçarja që humbi jetën mbrëmë në Vardar duke ikur nga qentë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

E dhimbshme, kjo është 17-vjeçarja që humbi jetën mbrëmë në Vardar duke ikur nga qentë

09:17 | 06 Nëntor 2018

Iku nga qentë e përfundoi në lumë.

Vajza mendohet të jetë gjetur në rrjedhën e Vardarit në fshatin Balindoll.

Siç mëson Alsat vajza quhej Xhejha Mexhiti e lindur më vitin 2001 në Zdunjë të Gostivarit, e moshës 17-vjeçare.

Ajo kishte rënë në lumin Vardar në afërsi të Spitalit të Gostivarit, duke ikur nga një tufë qensh.

Më poshtë keni fotografinë e tashmë të ndjerës Xhejha Mexhiti, e cila duke u munduar të shpëtojë nga një grup qensh endacakë, humbi jetën në Vardar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!