E dhimbshme: Mësohet shkaktari i vdekjes së ish-ministrit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

E dhimbshme: Mësohet shkaktari i vdekjes së ish-ministrit

22:27 | 12 Tetor 2017

Ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti është ndarë nga jeta sot në Tiranë. Ai vdiq për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nga leuçemia. Ai ishte deputet i LSI-së.

Pas skandalit me videon me Ilir Metën, Prifti u largua nga kjo forcë politike.

Muajve të fundit ai iu është nënshtruar kurave intensive në Itali dhe Gjermani, por pavarësisht kësaj nuk mundi t’i bëjë ballë. Pasditen e djeshme ai është kthyer në Shqipëri, ndërsa u bë me dije se gjendja e tij po shkon drejt përkeqësimit.

Pak kohë para zgjedhjeve të 25 qershorit ai pohoi se po përballet me një sëmundje të rëndë, e cila nuk e lejonte të bëhej pjesë e fushatës.

Ai tha se nuk mundej fizikisht pasi prej mbi një vit po lufton me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Prifti shërbeu si Ministër i Energjitikës në vitet 2009-2010.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!