E dhimbshme, nuk bleu ilaçin për shkak të çmimit, vdes nga gripi nëna e dy fëmijëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

E dhimbshme, nuk bleu ilaçin për shkak të çmimit, vdes nga gripi nëna e dy fëmijëve

13:33 | 12 Shkurt 2018

Nëna e dy fëmijëve, 38 vjeç, vdiq pasi refuzoi të merrte trajtimin e duhur kundër gripit duke thënë se ilaçi ishte shumë i shtrenjtë.

Heather Holland, nga Weatherford, Texas, u sëmur të hënën e kaluar dhe u diagnostikua me grip të mërkurën.

Për të trajtuar virusin, mjekët i thanë asaj të merrte Tamiflu, një mjekim antiviral që përdoret gjerësisht gjatë sezonit të gripit.

Megjithatë, mësuesja mendonte se kushtonte shumë, sipas bashkëshortit të saj Frank, i cili përfundimisht ia bleu gruas ilaçin pasi simptomat nuk po i lehtësoheshin.
Të premten në mbrëmje, gjërat u përshkallëzuan dhe ajo përfundoi në spital nën kujdes intensiv ,tha bashkëshorti i saj për Daily Mail.

Por Heather vdiq ditën tjetër, duke lënë pas burrin e saj, një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë shtatëvjeçar.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!