E FUNDIT: Aeroplani i delegacionit kosovar orientohet drejt Beogradit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

E FUNDIT: Aeroplani i delegacionit kosovar orientohet drejt Beogradit

23:35 | 17 Korrik 2018

Delegacioni kosovar, i udhëhequr nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë nisur sot për në Bruksel.

Atje pritet që në mëngjesin e së mërkurës të zhvillojnë takimin e radhës në kuadër të dialogut me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Klan Kosova ka përcjellur edhe momentin e nisjes së delegacionit kosovar me avion, ndërsa gazetari Baton Haxhiu, ka thënë se gjatë rrugëtimit avioni i delegacionit kosovar është orientuar drejt Beogradit.

”Gjatë rrugëtimit ka ndodhur diçka e cila ka krijuar një ndjenjë të keqe, avioni ka pasur 2 orë e 10 minuta për të arritur në Bruksel”.

”Por kulla ajrore e ka ngatërruar rrugëtimin dhe ka orientuar rrugëtimin nga Beogradi”.

”Zëvendëskryeministri Pacolli ka parë që rrugëtimi ka ndryshuar, dhe po hyjnë në territorin e Serbisë”.

”Ka ndodhur që kujdesshëm aeroplani është kthyer përsëri në Tiranë, për të marrë kahjen nga ajo rrugë ajrore sic ishte paraparë”.

”Ky incident ishte i pahijshëm i kullës ajrore nga Tirana aeroplani ka hyrë në zonën e republikës së Serbisë”.

”Behgjet Pacolli derisa bën udhëtime të shpeshta e ka vërejtur këtë incident”.

”Natyrisht që shqetësimi ishte i gjithë njerëzve në avionin privat të Zotit Pacolli, por sidoqoftë gjithcka ishte në rregull”.

”Kjo është hera e parë që një delegacion kosovar ndër më të lartit shtetëror hyjnë në territory të Serbisë”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!