E FUNDIT: Aksidentohet me veturë politikani shqiptar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

E FUNDIT: Aksidentohet me veturë politikani shqiptar

11:14 | 05 Janar 2019

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës kanë përfshirë edhe Shqipërinë.

Moti i keq ka bërë që të aksidentohet me makinë prefekti i Korçës, Dhori Spirollari.

Aksidenti është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ku mjeti me të cilin udhëtonte prefekti është përplasur me një tjetër.

Dyshohet se mjeti i Spirollarit ka rrëshqitur si pasojë e akullit dhe ngricave. Fatmirësisht prefekti nuk ka mbetur i plagosur përveç lëndimeve të lehta.

Gjithashtu rezulton se ai ka debatuar edhe me punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës, duke i akuzuar se nuk kanë bërë punën, madje iu ka thënë se e kanë vendin në burg.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!